Epidemia gripale, Beqaj: Situata vazhdon e rënduar
Situata në vend vazhdon të jetë e rëndëuar nga epidemia e gripit.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një lidhje telefonike për Ora News tha se në spitalet e Tiranës ka një rënie të numrit të pacientëve krahasuar me dy ditë më parë, megjithatë raportimet që vinë nga kujdesi shëndetësor janë ende të larta.
Beqaj foli dhe për disa raste në reanimacion, situata e të cilëve paraqitet e rëndë.
Beqaj: Situata e gripit vazhdon të jetë e rënduar, në Tiranë në spitale ndoshta sot ka një ngarkesë më të ulët sesa para dy ditësh. Raportimet që vinë nga kujdesi shëndetësor parësor janë ende në numra të mëdhenj. Kemi ende prezencë të madhe të personave të moshave të ndryshme, kryesisht fëmijë dhe të moshuar që kërkojnë kujdes shëndetësor. Kemi disa raste në reanimacion që janë në gjendje të rëndë dhe po ndiqen. Deri dje kemi të konfirmuar dy fatalitete të sëmurëve kronikë që kanë pasur dhe grip. Që nga dje ka filluar aplikimi i vaksinave.
Sa i përket ushëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të shtyrë dhe me një javë hapjen e institucioneve të edukimit, Beqaj tha se deri nesër paradite do të ketë një vendim konkret.
Beqaj: Ende nuk kemi një vendim. Po rishqyrtojmë këtë mundësi dhe besoj se vendimi cilido që të jetë do ti bëhet i ditur publikut deri nesër paradite në mënyrë që pastaj në vijimësi publiku të ketë kohë të marrë masat e nevojshme në zbatim të vendimit.
Ministri tha se tendenca e gripit është rritëse dhe deri të martën do të ketë një vlerësim të plotë mbi situatën.
Beqaj: Ende tendenca është rritëse, kjo ka qenë dhe masa e kësaj jave për të evituar grumbullimet si një nga mundësitë për të përshtuar përhapjen ishte dhe kjo. Edhe javën e ardhshme, vendimi ynë nëse do të duhet të marrim këtë masë do të jetë për të evituar grumbullimet, aq më shumë që fillon dhe arsimi universitar.Tendenca është ende rritëse edhe pse jo me atë shpejtësi të javës së parafundit dhe të fundit të dhjetorit. Të hënën dhe të martën do të kemi një vlerësim më të plotë nëse kemi frenim të tendencës apo do vazhdojë të jetë në rritje.
I pyetur nëse Ministria e Shëndetësisë veproi në kohë, ai u përgjigj:
Beqaj: Viruset e gripit janë të përhershme. Këtë viti ka pasur një specifikë që ka filluar intesiteti i lartë katër deri në gjashtë javë më shpejt se gjithë vitet e tjera. Megjithatë që në 20 tetor ne si Ministri kemi zhvilluar procesion e vaksinimit për personelin mjekësor, pastaj në datën 9 dhjetor një sasi vaksinash është transferuar në qëndrat shëndetësore për tu ofruar falas për të sëmurë të ndryshëm. Nga data 20 dhjetor shërbimi parësor në Tiranë ka punuar dhe ditën e dielë dhe ditët e pushimit zyrtar. Masat e marra nga Ministria kanë qenë të tilla që i kanë paraprirë situatës së gripit që ndodh çdo vit.

