Erion Braçe: PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

Erion Braçe ka folur këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, lidhur me debatet e brendshme në Partinë Socialiste. Braçe ka pranuar se në PS ka një luftë të brendshme, duke thënë se ka persona që duan ta eliminojnë politikisht.

Braçe: I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë.”

Mëhilli: Mund të jetë Edi Rama?

Swiss Digital Desktop Reklama

Braçe: Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë. Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Braçe u shpreh se nuk është dakord me mënyrën se si Partia Socialiste bën emërimet, duke theksuar se ky është një problem që, sipas tij, reflektohet edhe te protestat që zhvillohen në bulevard.

“Kisha një reflektim timin për protestën, për atë që ndjej unë nga protesta, për atë që duhet të ndryshojmë ne dhe, natyrisht, cili është problemi që kemi aty brenda. Normalisht, u banalizua gjithçka që thashë me idenë se ‘Rama dhe Braçe u zunë për plehrat e Tiranës’. Ndërkohë që edhe kësaj radhe ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se si zgjedhim dhe me mënyrën se si vendosim. Është një problem i madh, sepse këto elemente që nuk funksionojnë në PS janë edhe problemi i sheshit. Mënyra se si vendosim brenda vetes është problemi edhe aty jashtë”, tha Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?