Erjon Ahmeti, oficeri korrekt
Në këto ditë kur ka një mbingarkesë trafiku rrugor, gjobat nuk ndalojnë. Detyra e policisë mbetet të ndëshkojë shkelësit, por para se gjithash do të ishte mirë këshillimi pikësëpari dhe jo nxjerrja e mënjëhershme e fletë-gjobës ndaj qytetarit që është në timon.
Në të vertetë shefi i policisë rrugore në Tiranë, Erjon Ahmeti, këtë mesazh jep për punonjësit e tij të policisë rrugore, pra të këshillojnë, së pari. Ky është polici që i duhet Republikës.
Erjon Ahmeti foli sot në TCH duke dhënë mesazhin që polici të mos turret me bllok gjobe me vrap dhe firmos shpejt e shpejt gjobën, por të mundohet të këshillojë apo paralajmërojë qytetarin. Natyrisht kur ka tipa që shkelin hapur dhe rrezikojnë trafikun, gjoba duhet.
Polici duhet të krijojë personalitet që të mos shikohet si xhandar, ndaj mesazhi i Erjon Ahmetit duhet marrë si mesazh i një policie Shteti, që ndihmon qytetarët.

KOHA JONË SONDAZH

