U dënua me burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.
Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij. Si pasojë e arrestimit, drejtimi i bashkisë është marrë përkohësisht nga një kryetar i komanduar.
Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
KOHA JONË SONDAZH

