Ermal Hoxha e priste arrestimin. Është filmuar në laboratorin e drogës
Ermal Hoxha është filmuar në laboratorin e drogës në “Xibrakë”, çka është një provë e fortë kundër tij.
Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në banesën e vjehrrit të vet, ku ndodhej edhe e vjehrra dhe kunata.
Gjatë momentit ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë habie apo kundërshtie, duke treguar se e priste një arrestim të mundshëm.
Gruaja e tij ndërkohë, Rezarta Shkurta, është kthyer urgjentisht nga Kina, ku ndodhej prej disa ditësh.
Ndërkohë, ka pasur raportime kontradiktore mbi pasjen e një shume prej 300 mijë eurosh në makinën e tij.
Për momentin policia nuk ka konfirmuar asgjë, ndërsa disa media shkruajnë se kjo nuk është e vërtetë.