Ermal Nufi takim me të rinjë mirditorë
“Kafe dhe bashkëbisedim i hapur me të rinj të Rrëshenit për çfarë është bërë deri tani dhe çfarë mund të përmirësohet në vijim”- shkruan Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes dhe drejtues politik i PS për qarkun e Mirditës.
Nufi është katolik nga Mirdita dhe i vetmi ministër i këtij besimi në kabinetin qeveritar. Ai krahas punës si ministër vazhdon takimet me strukturat e PS dhe të shoqerisë civile duke diskutuar se si mund të rregullojnë me mirë jetën për komunitetin.
Ndërkohë para takimit me të rinjtë Ermal Nufi ishte, siç shkruan në postimin e tij në facebook “bashkë me Admirin, Pranverën dhe Valentinin patëm një bashkëbisedim të hapur me bazën e anëtarësisë së #PS🌹 në njësitë administrative #Rrëshen dhe #Kaçinar.
Bashkërendojmë përpjekjet për prurjet e reja dhe punët e ndryshme në forcimin e familjes tonë politike”.


KOHA JONË SONDAZH

