Është gjendur në liqenin e Pogradecit trupi i pajetë i Monika Abrashit

​Është gjendur në liqenin e Pogradecit trupi i pajetë i Monika Abrashit, e cila u rrëmbye nga rrjedha e lumit Vërdovë në oborrin e shtëpisë së saj

38-vjeçarja është gjetur nga polumbarët në grykëderdhjen e Ohrit.

Lajmi si fillim u njoftua nga banorët e fshatit, por tashmë është konfirmuar edhe nga policia e qytetit juglindor.

Shirat e dendur natën e shkuar kanë bërë që lumi Vërdovë të dalë nga shtrati duke shkuar në brendësi të disa zonave të banuara.

Viktima quhet Monika Abrashi, e cila sipas policisë është rrëmbyer nga rryma e lumit në oborrin e banesës së saj.

38-vjeçarja po përpiqej të largonte disa orendi shtëpiake në oborrin e shtëpisë në një vend më të sigurt për të shmangur futjen e ujit në banesë, por vërshimi i lumit ka qenë i paparashikueshëm dhe si pasojë ajo është mbytur.

Policia po punon për zbulimin e rrethanave të mbytjes së gruas së re dhe gjetjen e trupit të saj, ndërkohë janë thirrur edhe polumbarë nga FNSH-ja e Tiranës.

Monika Abrashi është viktima e parë e përmbytjeve të ndodhura një javë pas fillimit të shirave të rrëmbyeshëm dhe motit të keq në të gjithë vendin.

SHKARKO APP