Euro prek minimumin e ri historik, po këmbehet me 92.9 lekë
Monedha europiane Euro ka prekur një minimum të ri, ku këtë të martë këmbehet me vetëm 92.09 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë
Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane. Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë.
Nga ana tjetër për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute.
Rezerva valutore ka arritur në shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit, nga 6.7 miliardë euro në qershor të vitit të kaluar.

KOHA JONË SONDAZH

