Eurostat: Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë

Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian ka rënë me 11.700 të tillë në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përqindje, rënia fiksohet pranë 65%.

Por, sipas raportit të publikuar të enjten nga Eurostat, në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve është rritur me 2%.

Sipas Eurostat, në të gjithë Bashkimin Europian numri total i azilkërkuesve ka rënë me 40% në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa është rritur me 6% në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?