Falsifikonin kartat e identitetit dhe merrnin kredi, një çift të rinjsh në pranga
Policia njoftoi se Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë finalizuan operacionin “Përfituesi”. Në pranga ranë Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Miranda Dashhana, 23 vjeçe, banuese në Elbasan.
Në bashkëpunim me njëri – tjetrin ata kanë falsifikuar disa dokumenta identiteti dhe më pas kanë përfituar kredi të ndryshme nga një institucion financiar. Kreditë e marra prej tyre shkojnë në 700 mijë lekë të reja.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Dokumenta për aplikim kredie, disa fotokopje kartash identiteti me emra të ndryshëm,dy aparate telefonik celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”, parashikuar nga Neni 189/2-25 dhe 146, i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

