Familjarët akuza të riut për akte seksuale ndaj motrës së mitur, reagon policia
Lajmi i përhapur në portalet online se një 19 vjeçar nga Rrogozhina i arrestuar për dhunë në familje kishte përdhunuar edhe motrën e tij të vogël rezulton i rremë.
Policia e Tiranës u detyrua të shpërndante një tjetër komunikatë në lidhje me arrestimin e të riut, Agim D., i akuzuar për dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe motrës më të vogël.
Në fakt, pretendimet janë dhënë nga familjarët, por policia thotë se nga ekzaminimi mjeko-ligjor, rezultoi se vajza e mitur nuk ishte defloruar.
“Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale”, sqaron policia.

