Farapjekësit e Belshit dhe trotuari i Shtërmenit

Nga Besim Dybeli

Bukuri e përçudnuar në Belshin turistik. Mbi mermerë të bardhë , lulishte plot hijeshi e shatërvanë plot freski, si miliongonat e dheut janë shpërndarë lëvoret e farave të pjekura! Ky është paradoksi më i madh në këtë komunitet, që projektet qeveritare kanë si për “destinacion” qytetarinë.

Kisha qëndruar më parë. Vajta sërisht. Për një kafe a akullore familjare. U kënaqa nga ajo ç’ka përfunduar. Liqeni ka dalë sheshit brinjë sheshit që nuk “rënkon” më nga kioska e lokale mejhanexhinsh me erë gjithëllojë. Pamja fantastike, sidomos natën mes dritash llamburitëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keqardhje, teksa shesh ketë Rilindje Urbane , mbushur me mori farash, hedhur për tokë. Nëse ende mungon qytetaria dhe edukata, po policia bashkiake, ka ndonjë detyrim moralo-qytetar a ligjor?! U ktheva mes kënaqësisë dhe zhgënjimit …

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjatë bulevardit të ri mespërmes Shtërmenit , ( pjesë e bashkisë Cërrik) , një tjetër përjetim. Rruga e re e asfaltuar, që të çon drejt hidrocentralit të Banjës e në qendër të Gramshit , me trotuare e neone në Shtërmen. Nëse do isha në këmbë , zor se do ecja mbi trotuar. Mbi pllakat dyngjyrëshe , jashtëqitjet e kafshëve kishin mbuluar krejtësisht trotuarin. Normalisht që mbi të kalojnë për në ara kafshët shtëpiakie. Po , edhe sikur të përpiqeshe t’i tufëzoje bashkë për jashtëqitje kolektive mbi trotuar, zor se do t’ja arrije!

Sa pak edukatë dhe kulturë urbane përcjellim ne shqiptarët ???!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?