Fëmijët e emigrantëve pa shtetësi, në Shqipëri hapin gjyqe
Fëmijë të prindërve që kanë emigruar vite më parë e më pas u është dashur të rikthehen në Shqipëri kanë mbetur pa shtetësi, pasi ata nuk figurojnë të regjistruar në zyrat e gjendjeve civile. Në një studim të bërë nga UNHCR vetëm për katër muaj janë identifikuar 1431 persona. Sipas statistikave të UNHCER dhe mbi 90% e tyre janë fëmijë dhe se prindërit e tyre kanë deklaruar emër tjetër në shtetin ku kishin emigruar.
“Në vendin ku kanë emigruar kanë dhënë të dhëna të tjera dhe në zyrat e gjendjeve civile këtu nuk figurojnë ose ka shtetas që kanë dhënë emër tjetër dhe në letrat zyrtare kanë emër tjetër . U duhet të hapin gjyq që kërkon shpenzime kohe. Kështu që fëmijët kanë mbetur pa regjistruar”, tha Pablo Zapata, përfaqësues i UNHCR Shqipëri.
Por këta fëmijë janë në risk kundrejt të gjitha formave të abuzimit dhe diskriminimit, pasi nuk gëzojnë të drejtat e tyre. “Pa shtetësi është si fantazmë. Nuk mund të regjistrohen në shkollë në shërbime publike”, tha përfaqësuesi i UNHCR. Një numër i madh shqiptarësh pa shtetësi është konstatuar në Greqi, Gjermani dhe Angli.
KOHA JONË SONDAZH

