Femra që dyshohet se drejtonte laboratorin e kokainës në Elbasan

Kjo është Pranvera Ebeling, e dyshuara si korriere e trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, pasi makina e saj ishte dërguar nga Ilir Hyseni për modifikim pranë një servisi në Kombinat. Autoritetet gjermane prej muajsh po ndiqnin lëvizjet e Ilir Hysenit dhe Pranvera Ebelingut, për shkak të dyshimeve se ata ishin pjesë e një rrjet të fuqishëm të trafikut të kokainës.

Referuar këtyre informacioneve, ata i kërkuan Prokurorisë për Krime të Rënda hetimin e aktivitetit të tyre në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake dhe pas arrestimit të 9 personave, prokuroria ende nuk ka arritur të provoj ndonjë veprim konkret të vajzës që solli makinën e saj nëpërmjet portit të Durrësit në mes të muajt dhjetor dhe më pas u largua me datë 3 janar drejt shtetit gjerman nga Rinasi.

Jo zyrtarisht thuhet se ndaj të dyshuares Pranvera Ebeling dhe Ilir Hysenit, tashmë të arrestuar në Shqipëri, autoritete e drejtësisë gjermane po vazhdojnë hetimet për aktivitetin e tyre atje.Sipas prokurorisë, nga hetimet është provuar se Hyseni kishte kontakte të vazhdueshme me Kastriot Imerin dhe Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ky komunikim ka nisur që nga Gjermania për të vazhduar në Tiranë me takime të ndryshme. Hetuesit thanë se gjatë vëzhgimit dhe ndjekjes së Hysenit janë identifikuar edhe personat e tjerë, mes tyre të arrestuarit Arjan Dalipi dhe Klement Dalipi, që për hetuesit ka qenë me aktivë gjatë bisedave dhe lëvizjeve nga Elbasani në Tiranë. Ndërkohë, i dyshuari si një nga organizatorët e rrjetit, Gentjan Gjonaj, për hetuesit është edhe personi që mendohet se kishte kontaktet e vazhdueshme me të gjithë të dyshaurit e tjerë që tashmë janë prangosur.

Dera kryesore e laboratorit tashmë është dyllosur dhe ruhet nga efektiv të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, në bazë të ligjit antimafia, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar nga të gjithë zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme evidentimin dhe bllokimin e pasurive të regjistruar në emër të personave të arrestuar apo të afërmve të tyre.

SHKARKO APP