Femrat e dehura tmerr për aksidente në Tiranë

Nje femer e dehur shkakton aksident, 4 të lënduar.​ Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën pranë pallatit me shigjeta, ku mbetën të plagosur një femër dhe tre meshkuj. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilat nisën këqyrjen e provave për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave drejtohej nga një femër që dyshohet se ishte në gjendje të dehur, gjë që ka shkaktuar dhe aksidentin.

A1 Report ka mundur të sigurojë një video amatore nga një qytetar ku duken dy makinat e aksidentuara dhe dëmet e shkaktuara. Identiteti i personave të aksidentuar ende nuk dihet, ndërkohë që i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Hetimet vazhdojnë, por tre veta luftojne me vdekjen pas ketij aksidenti.

Po keshtu para disa diteve nje tjeter femer e dehur ne Tirane me nje makine me targa angleze e  me nje shpejtesi 160 km ne ore goditi makinen e gruas se ish-zv/ministrit te Brendshem Avenir Peka, duke i shkaktuar vdekjen e djalit te  tij te vogel. Po keshtu edhe Naten e Vitit te Ri tre aksidente me autore femra te dehura kane ndodhur. Jo se nuk ka aksidente nga meshkujt, pasi do te ishte e pa sakte, porse ne shumicen e aksidenteve te femrave ato jane ne gjendje te dehur. 

Policia ka rritur masat e kontrollit , sidomos ne lokale, ku edhe mbreme nje perleshje e vertete ka ndodhur ne nje lokal ne ish-bllok . Disa bodigardë jane zene me kliente dhe ka filluar nje rrahje ne masive ne lokalin e nates, derisa eshte dashur nderhyrja e forcave te nderhyrjes se shpejte .  Fill pas ketij incidenti me rrahje masive ka ndodhur nje aksident ne mengjez sot tek rruga e Barrikadave me nje tjeter femer te dehur, e cila kishte konsumuar sasi te medha alkoli gjate nates. Ajo nuk e kontrollonte veten dhe thoshte policise se "une jam ne rregull pasi ne korsine e mesit ndodhem nga shtate korsi qe ka rruga !". Nderkohe rruga ne fjale ka dy korsi !

SHKARKO APP