Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:11 Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi! Kylian Mbappe ka vlerësuar paraqitjen kolektive të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico, duke theksuar se suksesi ndaj rivalëve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fermerët e Kolonjës bashkohen në SHBB “ARRKO”, ministri Salla: Mundësi për zhvillimin e ekonomisë lokale

Aktualitet E martë, 4 Gusht 2026 17:40
Fermerët e Kolonjës bashkohen në SHBB “ARRKO”, ministri Salla: Mundësi për zhvillimin e ekonomisë lokale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “ARRKO”, e krijuar në kuadër të nismës për organizimin e fermerëve sipas produkteve prioritare në çdo bashki është një model që synon të bashkojë fermerët e Kolonjës për të prodhuar, përpunuar dhe tregtuar së bashku. Përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor fermerët jo vetëm që forcojnë pozitën e tyre në treg, por përfitojnë edhe mbështetje të plotë përmes Skemës Kombëtare, ku SHBB-të prioritizohen dhe financohen të parat me 100%.

Gjatë një takimi në Kolonjë u diskutua gjithashtu mbi nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, e cila u krijon fermerëve dhe sipërmarrësve mundësi të investojnë në zgjerimin e aktivitetit, rritjen e kapaciteteve përpunuese, krijimin e më shumë vlerës së shtuar dhe forcimin e konkurrueshmërisë së sektorit agroushqimor. Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai e cilësoi këtë model si një mundësi për zhvillimin e ekonomisë lokale, duke theksuar se një SHBB e ardhshme synon edhe ringritjen e pikës së grumbullimit në qytetin e Ersekës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 45 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 10 orësh

“Si një koncept i asaj që qeveria shqiptare, Kryeministri, Ministria e Bujqësisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por edhe koha e kërkon, është koncepti i ndërmarrjeve të përbashkëta apo shoqërive të bashkuara bujqësore. Po në shembullin e kësaj SHBB-je do të jetë SHBB-ja e ardhshme për ringritjen e pikës së grumbullimit të qytetit të Ersekës. Secili nga këta sektorë, përpos mundësisë së vet të jashtëzakonshme të prodhimit ekonomik, blegtoral apo të gjithë nëndegëve të ekonomisë që kjo prodhon, bashkë me këtë mund të japë dhe të gjenerojë një të ardhur tjetër, e cila është e ardhura turistike”, tha Isai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se numri i fermerëve që kërkojnë të bashkohen në SHBB është në rritje, ndërsa Ministria po asiston bashkitë në ndërtimin e modeleve të bashkëpunimit dhe përgatitjen e investimeve. Salla theksoi se mbështetja mund të vijë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Skemës Kombëtare, programeve të IPARD-it dhe instrumenteve të tjera financiare. “Të gjithë fermerët do të duan që të bashkohen. Është një numër në rritje, por kërkon një procedurë ligjore pak më afatgjatë. Disa bashki tashmë e kanë nisur modelin e SHBB-ve, ku kemi asistuar ne si ministri në të gjitha procedurat e duhura për ta ndërtuar si model dhe më pas të kalojmë me investimet që do të bëjmë, qoftë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, qoftë me Skemën Kombëtare, qoftë me hapjen e IPARD-it, apo me çdo mundësi tjetër ekonomike me buxhetin e shtetit shqiptar”, tha ai.

Ai përmendi gjithashtu nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, me garanci sovrane 2% dhe mundësi financimi deri në 2 milionë euro, ku shteti mbulon një pjesë të konsiderueshme të kolateralit. Sipas ministrit, këto instrumente synojnë të ndihmojnë fermerët dhe bizneset të zgjerojnë aktivitetin, të rrisin kapacitetet përpunuese dhe të krijojnë më shumë vlerë të shtuar në sektorin agroushqimor. “Për të arritur edhe te garancia sovrane që kemi vendosur tashmë, me një garanci 2%, por me një vlerë investimi deri në 2 milionë euro. Kjo është për të gjithë bizneset, jo vetëm për SHBB-të, por edhe për bizneset që duan të dyfishojnë ndërmarrjet e tyre, për të marrë një kredi me një afat 7-10 vjet, por duke pasur parasysh që kolateralin 50-70% e ka shteti shqiptar. Ndërsa 30% apo 50%, në varësi të rastit, do ta mbulojë biznesi”, tha Salla.

Etiketat e lidhura

ARRKO
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!
Para 4 minutash

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 13 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 17 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 35 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.