Festa e Vitit të Ri në Sheshin “Skenderbej”. Sot ditë e re !

Festa e Vitit të Ri në Sheshin "Skenderbej"

Enjte, 01 Janar 2015 03:12 Festa e Vitit të Ri në Sheshin "Skenderbej"

Viti i Ri 2015 tashmë ka mbërritur në Shqipëri. Ndonëse temperaturat ditët e fundit janë regjistruar nën zero gradë celsius, kjo gjë nuk i ka penguar qytetarët e Tiranës t’i bashkohen festës së ndërrimit të viteve në Sheshin ‘Skënderbej’, për të uruar të gjithë së bashku, ‘Gëzuar 2015’. Ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë mbrëmje shumë persona janë bashkuar me tingujt e muzikës, si dhe me atmosferën shumëngjyrëshe të krijuar nga fishekzjarrët. Ata kanë zgjedhur që sekondat e fundit të 2014 t’i kalojnë jashtë shtëpive të tyre, duke i dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2015. Nen tingujt e muzikes festuan njerezit kudo ne Tirane dhe ne mbare Shqiperine.

 

Edhe njehere Gezuar kudo ku shqiptarë! Nje vit te begatë, te lumtur e ne harmoni !

Sot dita e pare e Vitit 2015 .

SHKARKO APP