Fier, babai ngacmon seksualisht vajzën e mitur, shpallet në kërkim

Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga babai i saj në Fier. Mësohet se 41-vjeçari me inicialet D.M. është shpallur në kërkim  nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D.M, 41 vjeç, banues në Fier. Në datën 28.06.2017 ky shtetas dyshohet se në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare”,njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?