Fier, banorët apel: Ju lutem na shpëtoni bagëtitë

Situata vijon të mbetet e vështirë në zonat e përmbytura në Fier. Lufta për mbijetesë është e ashpër veçanërisht për bagëtitë në fshatrat e përmbytur, të cilat kanë edhe mungesë të bazës ushqimore. Banorët vijojnë të tentojnë nxjerrjen e bagëtive nga uji, pasi janë të vetmit buri të ardhurash për këto familje, raporton news 24.
Ata bëjnë apel për ndihmë pasi nuk mund të shpëtojnë dhe të mbajnë gjallë me forcat e tyre të vetëm bagëtitë.

Këto janë pamje të filmuara nga një kamera amatore, rreth 3 km larg qendrës së fshatit Darezezë në Fier.  Duket qartë një kope lopësh, teksa ecin mes nivelit të lartë të ujit.  Në një tjetër zonë, pak metra më larg, tërheqja e ujit ka nxjerrë në pah bagëtitë e ngordhura, që qëndrojnë prej 6 ditësh në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?