Fier, del nga burgu dhe dhunon për vdekje gruan e tij

Një grua humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj i cili kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në familje Muho të fshatit Sheq të Madh të Fierit.

Mësohet se autori Arben Muho 51 vjeç ndërsa viktima është Teuta Muho 48 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kishin qenë fqinjët që kishin dëgjuar ulërimat e gruas dhe më pas kishin bërë denoncimin në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se burri ka dhunuar gruan me sende të forta ndërsa ekspertiza mjeko ligjore do të zbardhë më shumë nga dhuna fizike e bashkëshortit.

Sipas policisë 50 vjeçari kishte vetëm 3 ditë që ishte liruar nga burgu i Rrogozhinës, pasi kishte kryer dënimin për plagosje të rëndë me dashje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?