Fier/ Makina përplas rëndë këmbësorin, ndërron jetë gjatë trasportit në spital
Aktualitet E Enjte, 20 Maj 2021 17:59
Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e sotme në Fier. Makina ka përplasur këmbësorin, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i madh” në Fier.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shetasin Ndriçim Kuka.

