Fier – Shkrumbohet lokali në bregdetin e Semanit
Aktualitet E Martë, 1 Qershor 2021 17:36
Një lokal u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Semanit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Sipas informacionve nga zjarri në bregdetin e Semanit është djegur kuzhina e lokalit.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshiu lokalin që ndodhet pranë një zone pyjore.
Ndërhyrja në kohë e repartit zjarfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit në lokal.
/Oranews.tv/


