Fieraku kapet me 4 kg kokainë në doganën e Kakavijës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, janë gjetur 4 kilogramë kokainë.
Policia njofton se u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës Mercedes Benz, ngjyre e zezë, me drejtues shtetasin me inicialet S.L, vjec 47, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të detajuar, u konstatua se në baterinë e automjetit e cila ishte modifikuar, gjendeshin të fshehura dy pako të dyshuara me lende narkotike të llojit kokainë. Në total me një peshe prej 4 kg.
Menjëherë u be arrestimi në flagrance e këtij shtetasi dhe bllokimi i lëndës narkotike. Veprimet hetimore po kryhen nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Gjirokaster. Për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.


