Shpërthimi me tritol në Gjirokastër, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Gjirokastrës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Viktima është identifikuar si Beqir Devolli, i cili ndodhej në timonin e një automjeti tip “Benz” kur ndodhi shpërthimi. Ai ndërroi jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe Rigers Mela, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e atentatit dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Dyshimet paraprake janë se objektiv i mundshëm i sulmit mund të ketë qenë Mela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të hetimeve, po shqyrtohet edhe një ngjarje e ndodhur në vitin 2025, kur automjetit të Melës i ishte vënë zjarri. Autoritetet po verifikojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes dy episodeve.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar motivet e mundshme dhe për të zbardhur plotësisht atentatin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?