Fillon lirimi vullnetar i hapësirave të zëna në Unazën e Re

Në një kohë që PD po organizon protesta para Bashkisë së Tiranës dhe po bllokon rrugën te Unaza e Re, një pjesë e qytetarëve që preken nga projekti kanë zgjedhur që të zbatojnë ligjin duke liruar vullnetarisht godinat.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale.

Por pjesa e banorëve që janë në proces legalizimi të banesave kërkojnë dëmshpërblim të plotë. Ditën e sotme banorët e “Astirit”  janë konfliktuar me punonjës të Bashkisë së Tiranës, pasi këto të fundit janë përpjekur për të hequr shtylla dhe objekte të tjera në kuadër të projektit “Unaza e Re”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?