”Filluam të ndjenim erë të keqe”, flasin dëshimtarët e tragjedisë në Ankona

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Ankona të Iltalisë ku 6 persona kanë humbur jetën brenda në një disko dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në përpjekje për të dalë nga klubi të rinjtë janë përplasur dhe shtyrë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që numri i të plagosruve derimë tani raportohet të jetë 120, 12 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

“Shkaku mund të ketë qenë shpërndarja e një substance të keqe, të rinjtë ikën dhe shkelën mbi njëri-tjetrin. Mjerisht, gjashtë vetë vdiqën dhe dhjetra u plagosën”, tha shërbimi i zjarrëfikësve në një deklaratë në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat lokale thonë se rreth 1,000 njerëz ishin në klubin e Lantern Blue në qytetin e Corinaldos në bregdetin e Adriatikut për një shfaqje nga reperi italian Sfera Ebbasta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Derimë tani viktimat mësohet se janë 5 të rinj dhe një grua që kishte shoqëruar vajzën e saj për të parë koncertin. Mediat raportojnë se ende nuk kishte nisur shfaqja e reperit kur në klub është ndjerë një erë e çuditshme.

Për këtë shkak shumë persona i janë drejtuar daljeve të emergjencës që për fat të keq kanë qenë të mbyllura, duke shkaktuar më pas rrëmujën fatale ku të rinjtë shtypnin njëri tjetrin në tentativë për të dalë.

Ndërkohë një prej dëshmitarëve, që ka mbetur dhe i lënduar është shprehur: Ishim duke kërcyer në pritje të nisjes së spektaklit të Sfera Ebbasta, kur filluam të ndjenim erën e keqe. Iu drejtuam daljeve të emergjencës por ato ishin të mbyllura. Aty nisi dhe konfuzioni.

Shumica e të plagosurve thonë se kanë probleme me frymëmarrjen pas erës së keqe të lëshuar brenda klubit. Tashmë autoritetet italiane janë duke hetuar lidhur me personat që mund të kenë hedhur substancën e dyshimtë brenda klubit, si dhe elementët e tjerë të sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?