Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousins” në Kurbin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousins” gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Policia identifikoi 2 shtetas (kushërinj) si autorë të dyshuar të këtij rasti. Njëri prej tyre u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, ndërsa tjetri u shpall në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cousins”.
Si rezultat i operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga I. Ç., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.
Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e kushëririt të shtetasit të arrestuar, konkretisht e shtetasit A. Ç., 54 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e banesës së shtetasit I. Ç., kishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?