Finiq/ Zhduken 505 fletë votimi në KZAZ 91 në Livinë

Në Bashkinë e Finiqit gjatë numërimit të votave në KZAZ-në 91 në fshatin Livinë janë zhdukur 505 fletë votimi nga kutia e numërimit.

Gazetarja e RTV Ora News, Anxhela Lushkaj  tha se nga 600 fletë votimi që duhej të ishin në kuti, u gjetën vetëm 95 vota të vlefshme, 90 për një parti dhe 5 për një subjekt tjetër.

Ndërkohë që në kuti duhej të ishin edhe 505 fleta të tjera bosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetares Lushkaj nuk dihet ku kanë shkuar fletët e votimit dhe u kërkua të mbahej një proçesverbal por vetëm nga presioni i mediave që ishin të pranishme komisionerët vendosën ta shpallnin të pavlefshme atë kuti votimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Finiq ka pjesëmarrjen më të ulët në votime për shkak se në të jetojnë minoritarë dhe ardhja nga Greqia ka qenë e pamunduar për shkak të karantinës.

Finiq/ Zhduken 505 fletë votimi në KZAZ 91 në Livinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?