Firmat private lanë 2 ditë të bllokuar Qafë Thanë- Pogradec. Arrestohen.

Katër persona, mes tyre administratori i një shoqërie për mirëmbajtjen e rrugës Qafë Thanë – Pogradec janë arrestuar pasi akuzohen se nuk kanë kryer detyrën e tyre duke hedhur skorie e kripë çka shkaktoi dhe bllokimin e rrugës për 29 e 30 Dhjetor 2014.

Shoqëria “RD-2″ ishte kontrakuar për mirëmbajtjen e rrugës por nga hetimet rezulton se kjo firmë nuk ka kryer detyrën duke dashur të përvetësonte pagesat në lekë nga autoriteti kontrakor pa kryer punimet sipas kontratës.

Njëkohësisht kanë nisur hetimet për përgjegjësinë penale të personit juridik “Shoqëria RD-2 sh.p.k”, si dhe për proceduarat e tenderimit të drejt- përdrejtë të zhvilluara nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Në operacionin e koduar “Dëbora” janë ndaluar

Alban Abazi , vjeç 33, banues në Pogradec, administrator i firmës “RD-2″ për mirmbajtien e rrugës Qafë- Thanë -Pogradec.

Artan Hoxha, vjeç 41, me detyrë Supervizor pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë.

Xhevdet Mulaj, vjeç 54 , me detyrë Specialist pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë.

Arlint Berberi , vjeç 40, punonjes pranë shoqërisë “RD-2 sh.p.k i pa rregjistruar.

Cfare ndodhi?

Sipas hetimeve ka rezultuar se në datën 29 dhe 30 Dhjetor 2014 , nga ana e shoqërisë kontraktuese nga Autoriteti Rrugor , “RD-2″  nuk është bërë kriposja e rrugës.

“Shoqëria “RD-2″ është shoqëria përgjegjëse për mirmbajtien dhe pastrimin nga dëbora të aksit rrugor Pogradec – Qafë Thanë , për të cilën ajo ka lidhur kontratë me Drejtorinë e Rajonit Jugor Gjirokastër, ku një nga kushtet e kontratës është kriposja e rrugës në rastet e ngricave apo të rreshjeve të dëborës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se më datën 29 dhe 30 Dhjetor 2014 , nga ana e shoqërisë kontraktuese nga Autoriteti Rrugor , nuk është bërë kriposja e rrugës , pasi nuk disponon ansjë dokumentacion që vërteton hedhjen e kripës në rrugë, si dhe nuk është vendosur sinjalistika rrugore lidhur me shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve, si dhe shenjave detyruese për vendosjen e zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve” thuhet në njoftimin e policisë.

Per cfare akuzohen?

Sipas hetimeve paraprake nga ana e Administratorit të shoqërisë “RD-2″, është shmangur kryerja e veprimeve mbikqyrëse nga drejtuesja teknike e firmës.

“Këto veprime të kryera nga Shoqëria “RD-2″ , dyshohet se janë kryer me qëllim përvetësimin e pagesave në lekë nga autoriteti kontrakor pa kryer punimet sipas kontratës.

Gjithashtu nga veprimet e kryera rezultoi se shoqëria “RD-2″ ka punësur edhe persona të tjerë të pa rregjistruar në organet përkatëse shtetërore për zbatimin e kontratës së sipërcituar.” nënvizohet në njoftimin e policisë.

Supervizori pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë, Artan Hoxha ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektimi formal ndaj shoqrisë “RD-2″, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Specialisti pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë Xhevdet Mulaj, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektimi formal ndaj shoqrisë “RD-2″, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Arlint Berberi, punonjës pranë shoqërisë “RD-2 shpk”, i pa rregjistruar, ka konsumuar elemëntë të veprës penale “Fallsifikim të dokumentave “, pasi ka fallsifikuar dy fatura tatimore në emër të subjektit “RD-2″ me adminsitator shtetasin Aban Abazi.

Njëkohësisht kanë nisur hetimet për përgjegjësinë penale të personit juridik “Shoqëria RD-2 sh.p.k”, si dhe për proceduarat e tenderimit të drejt- përdrejtë të zhvilluara nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesmarrjes në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit PENAL.

Vetëm pak kohë më parë ministri Haxhinasto paralajmëroi shoqëritë e mirmbajtjes së rrugëve se do të penalizohen nëse nuk zbatojnë me përpikmëri kontratat.

SHKARKO APP