Fjalët “paloço”etj në Komisionin e hetimit të CEZ
Kishte vetëm 5 minuta që kishte nisur mbledhja e Komisionit të Partisë Demokratike për CEZ kur mes deputetëve kanë nisur sharjet dhe ofendimet. Eduart Shalsi ka kërkuar që të qëndrohet në sallë pavarësisht orareve, me qëllim zhvillimi e seancave me dëshmitarët, por përgjigja nga Edmond Spaho nuk ka vonuar.
Shalsi: “Herën tjetër ikët për ndeshjen”.
Spaho: “Je i pafytyrë”
Shalsi: “Palaço, je dhe goxha burrë”.
Pas këtyre debateve Shalsi ka vendosur të ndërpresë seancën ndërsa është shprehur se mund të vijojë por jo me këtë gjuhë. Pas një pushimi disa minutësh ku debati në komision ka vijuar me tone të larta pa praninë e medias, ka rinisur sërish me diskutime mes të pranishmëve.
Shalsi: “Ju nuk mund t’i kërkoni dëshmitarëve sesi duhet të flasin. Bëni dhe deklarata. Nxirrni konkluzione para kohe”
Spaho: “Mora frymëzim nga Taulant Balla”.
Shalsi: “U përballëm me skema të shëmtuara këtu, për fajin tuaj”.

