Fjalimi i ”njëjtë” i Rigertës, qan edhe në aktivitetin e 2016 (VIDEO)
Fjalimi 11 minutësh i blegtores nga Mirdita, Rigerta Loku, i mbajtur në kuvend në të quajturën ”Parlamenti Rural”, tërhoqi vëmendje të madhe. Kërkesa e saj dhe prezantimi i jetës në fshat përloti,por edhe shkaktoi një debat që vijon ende.
Së fundmi në mediat sociale, po qarkullon një video, në të cilën sërisht protagoniste është znj.Loku, por këtë herë pjesëmarrëse në aktivitetin e Partisë Agrare Ambientaliste, me datë 3 tetor 2016. Edhe atëherë zonja nga Mirdita ka ngritur të njëjtin shqetësim, me të njëjtin tematikë fjalësh dhe pothuajse i gjithë fjalimi, është si ai në poltronën e kuvendit, prekës.
“Unë vij nga fshati… të flasësh për fshatin është e vështirë (pauzë, duartrokitje) të mbash mbi shpinë duart e atyre grave (pauzë, duartrokitje) është e vështirë (duartrokitje, lot). Për më shumë ndiqni videon më poshtë: (min. 01:55).
Komentet në rrjete sociale nuk munguan as për këtë video, e që debati ka përfshirë edhe vetë klasën politike.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LVVWw_pujmk” width=”560″ height=”315″]

