Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Ai është fajtor për arrestimin e Thaçit

Fjalimi i kryeministrti Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, është komentuar edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Ai e quajti një qëndrim skandaloz, duke shtuar se ishte një tregues se Edi Rama është anti-shqiptar. Sipas Berishës, ish-presidenti Hashim Thaçi u arrestua përshkak të Ramës.

“Në Këshillin e Europës mbajti fjalimin, ju ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pastaj i tha pse ke frikë nga hetimi. Nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatës dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?