Flakët përfshijnë kuzhinën e një hoteli në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në kuzhinën e një hoteli në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa pasoja të rënda.

Shërbimi i MZSH-së u njoftua rreth orës 15:03 për situatën dhe menjëherë dërgoi në vendngjarje grupin e ndërhyrjes. Pas mbërritjes, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë kuzhinën e lokalit, ku ndërhynë me fikëse pluhuri dhe ujë.

Zjarri u shua plotësisht në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të hotelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një pajisje gazi, mbi të cilën ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit dhe që kishte mbetur e ndezur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?