Flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll. Forcat në terren po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa ndërhyrja vijon. Për momentin nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët dhe as shkaku i zjarrit. Shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonën pyjore.
KOHA JONË SONDAZH

