Flamuri shqiptar në Place de la Republique

Përpos Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, që po marrin pjesë në marshin e Parisit për të nderuar viktimat, në mesin e 1 milione marshuesve vërehën edhe flamuj shqiptarë, madie disa prej tyre janë ngritur edhe mbi monumentin e Marianës, në Place de la Republicque, gjë që tregon për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë marsh për nderimin e viktimave të Parisit.

Vlerësohet se sot në Paris po marrin pjesë mbi një milion njerëz dhe 60 liderë botërorë që po marshojnë në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në këtë qytet.

SHKARKO APP