Fluks emigrantësh në atdhe për festat e fundvitit

Festa e Vitit të Ri ka sjellë shtim të fluksit të udhëtarëve që kthehen në atdhe përmes portit të Vlorës. Përmes kësaj pike doganore vetëm gjatë ditës së sotme kanë hyrë 600 qytetarë me rreth 100 mjete. Ndërkohë që numri i pasagjerëve në krahasim me një vit më parë ka pësuar rënie, çmimi i biletave ka mbetur i pandryshueshëm.

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e emigrantëve në pikën kufitare në portin e Vlorës.

Vetem gjate ditës së martë numri i udhëtarëve ka qenë mbi 600, ndërsa janë përpunuar  rreth 100 automjete,  ndërkohë që janë shtuar sportelet në pikën kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasagjerët thonë se pavarësisht fluksit, nuk ka pasur radhë gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Autoritetit Portual, krahasuar me një vit më parë, numri i udhëtarëve është reduktuar ndjeshëm, ndërkohë që çmimet e biletave vijojnë të mbeten të njëjtat nga 30- 50 euro për person dhe 80 euro per automjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?