Fluks i lartë në Portin e Vlorës, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Porti i Vlorës vijon të përballet me fluks të lartë udhëtarësh, teksa sezoni turistik është në kulmin e tij. Gjatë kësaj të diele, rreth 2700 pasagjerë pritet të mbërrijnë në Vlorë përmes tre trageteve të linjës Brindisi-Vlorë.

Dy prej trageteve kanë mbërritur gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë rreth 1980 udhëtarë. Ndërkohë, trageti i tretë pritet të ankorohet gjatë pasdites, me rreth 700 pasagjerë në bord.

Përveç udhëtarëve, në Portin e Vlorës kanë mbërritur edhe rreth 700 automjete, duke rritur ndjeshëm fluksin në pikën kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në dispozicion për kontrollin e dokumenteve. Nga 8 sportele që janë në funksion gjatë gjithë vitit, gjatë sezonit turistik numri është rritur në 12.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes personave që kanë mbërritur në Vlorë ka edhe një numër të konsiderueshëm turistësh italianë. Ata kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet verore, ndërsa një pjesë e tyre planifikojnë të qëndrojnë në Vlorë dhe në qytete të tjera turistike të jugut.

Autoritetet presin që fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve të vijojë edhe në ditët në vazhdim, në një kohë kur Porti i Vlorës mbetet një prej pikave kryesore të hyrjes në Shqipëri për turistët që udhëtojnë nga Italia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?