Fluks i shtuar mjetesh në Morinë, për 12 orë mbi 41 mijë hyrje

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinit vetëm në 12 orët e fundit.

Shifra shënon ditën me fluksin më të lartë të lëvizjeve përgjatë këtij viti, në një periudhë kur sezoni turistik ka arritur kulmin.

Pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit po i drejtohen Shqipërisë për pushimet verore, ndërsa në rritjen e lëvizjeve po ndikon edhe mbërritja e diasporës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave zyrtare, në 12 orë janë regjistruar 41 mijë e 183 hyrje dhe 35 mijë e 584 dalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht fluksit të lartë, në Morinë nuk janë krijuar radhë. Aktualisht pika kufitare po operon me 12 sportele, ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë vijon lëvizja e lirë.

Shqipëria mbetet një prej destinacioneve të preferuara për turistët dhe emigrantët, jo vetëm për plazhet, por edhe për natyrën dhe bukuritë që ofron.

Procedurat e kalimit kufitar dhe orientimi i automjeteve në rrugët e vendit, sipas pushuesve, po zhvillohen në përputhje me rregullat europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?