Fluks edhe në Portin e Vlorës, vijnë mijëra emigrantë e turistë. Trafik i rënduar në qytet
Sezoni turistik është në pikun e tij, ndaj mijëra emigrantë por dhe turistë po vijnë për pushime në vendin tonë. Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete.
Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë.
Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar.
Sakaq, dogana shqiptare bën të ditur se në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht).
Fluksi pritet të vijojë i lartë edhe në ditët në vazhdim.
KOHA JONË SONDAZH

