FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Forca Operacionale dhe Fast Albania, stërvitje për arrestimin e personave me rrezikshmëri shoqërore

Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar trajnime me Sektorin për Kërkimin FAST Albania, për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes.

Trajnimet janë zhvilluar në zbatim të programit vjetor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Policia e Shtetit bën me dije se trajnimet konsistojnë në ndërhyrjet në automjete, ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe në temat e vetëmbrojtjes dhe ato për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit ka ndarë edhe një video ku tregon për mënyrën si zhvillohen trajnimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?