Forcat speciale mbështesin një të ri pas murit të Ministrisë, më pas e shoqërojnë
Aktualitet E Premte, 16 Tetor 2026 14:02
Forcat Speciale që ndodhen tek Ministria e Arsimit, gjatë momente të përplasjeve me protestuesit, kapën një adoleshent dhe e mbështetën pas murit. Gjatë momentit të ndërhyrjes, të riut i jepet edhe ujë, përpara se efektivët ta arrestojnë dhe ta marrin me vete. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen për mënyrën sesi u krye ndërhyrja dhe reagimi i protestuesve, të cilët tentuan të ndihmonin adoleshentin.

