Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 11:28 Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim Milani ka nisur të planifikojë merkaton e janarit, me synimin për të përforcuar skuadrën në tre reparte të rëndësishme. Sipas raportimeve të “Corriere dello…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
FOTO/ Aksi Thumanë-Kashar, Rama dhe Balluku shkojnë në terren: Infrastruktura e shumëpritur është gati më 30 Qershor

FOTO/ Aksi Thumanë-Kashar, Rama dhe Balluku shkojnë në terren: Infrastruktura e shumëpritur është gati më 30 Qershor

Aktualitet
E mërkurë, 5 Qershor 2024 21:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në aksin Thumanë-Kashar, pjesë integrale e korridorit Blu, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, punimet janë drejt finalizimit, duke shënuar deri më tani 95 % të realizimit të tyre, ndërkohë që puna për ndërtimin e urave, mbikalimeve e nënkalimeve, ka përfunduar plotësisht. Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje në kantierin ku punohet me tre turne, për të bërë të mundur përfundimin në 30 Qershor dhe inspektoi nga afër ecurinë i shoqëruar nga zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila dha një sërë detajesh teknike mbi atë çfarë është realizuar.

“I kemi thënë afatin firmës ndërtuese, që të jetë data 30 qershor. Jemi duke punuar me 12 shtruese. Pjesa më sfiduese që kemi tani është lidhja e nyjes së Kasharit, që është pjesa e fundit që jemi në fazw konstruksioni, ndërkohë që gjurma prej më shumë se 21 km ka përfunduar gjithë pjesën e stabilizantit. Sonte ne u futëm nga hyrja e Rinasit, pra mbikalimi nga Rinasi dhe këtu jemi në zonën e Laknasit në paralel dhe nga ana tjetër kemi Bërxullin. Me hapjen e kësaj (segmentit rrugor) realizohet dhe kthimi në Rinas dhe pastaj kemi hyrjen e Kasharit që shpërndan autostradën Tiranë-Durrës, duke pritur që këto ditë të jemi në përfundim të negociatës përsa i përket gjurmës tjetër, pra nga Kashari deri në Lekaj, duke e lidhur pastaj me gjithë gjurmën e re. Gjurma Kashar-Lekaj është tërësisht e re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tani janë 3 lote, 3 kontrata që lidhen në ditët në vazhdim para se të mbarojë muaji qershor, që janë Kashar- Lekaj, më pas Lekaj- Fier dhe ndërkohë vazhdojmë në veri të kësaj autostrade me Thumanë-Milot. Jemi gati për të hapur garën për Milot-Balldren, ndërkohë që këto 3 kontrata janë negociuar tashmë dhe janë gati t’u firmosur dhe për të filluar nga puna. Synimi ynë është që menjëherë pas asaj gare (Milot –Balldren) të hapet edhe gara për Balldren-Murriqan, duke e mbyllur kështu Korridorin Adriatiko-Jonian për pjesën e re, që ne kemi nisur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Milot-Balldren hapet në qershor, jemi gati me studimin e fizibilitetit dhe gjithçka tjetër. Duhet thënë që studimin e fizibilitetit ne e kemi pasur nga WBIF për të gjithë gjurmën. Në gjurmën e re që do të ndërtohet, pra nga Thumana në Milot kemi rrugët paralele për të ndërtuar. Kjo është austostrada e parë e kategorisë A që kemi plotësisht dhe do të ndiqet edhe nga autostradat e tjera.

Mund t'ju interesojë

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Para 37 minutash
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tiranës?

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e b...

Para 54 minutash
Nisin bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nisin bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Para 1 ore

Ndërkohë kjo është ajo austostrada që do të dorëzohet me formën e plotë, pra jo thjeshtë me atë vijën e verdhë që janë vetëm në formën e kantierit, megjithatë do na duhet që të mbyllim dhe disa detaje të vogla. Duhet thënë që kemi pasur një gjeologji të mirë këtu, një gjeologji jo problematike. Nëse ecet me këto ritme besojmë që edhe ato segmente të tjera do t’i dorëzojmë brenda afateve më të shpejta”,-tha Balluku.

Autostrada e re shtrihet në zonat urbane dhe gjysëm urbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar-Lekaj-Fier dhe Thumanë-Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot-Balldren dhe Balldren-Muriqan, të cilat plotësojnë të gjithë trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar. Aksi përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Etiketat e lidhura

Aksi Thumanë-Kasharrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim
Para 8 minutash

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”
Para 37 minutash

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur
Para 37 minutash

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar
Para 42 minutash

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 20 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 16 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 12 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 17 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.