FOTO/ “Bonnie e Clyde”, kush janë dy të dashuruarit, kapot e bandës që grabiste në Tiranë

Placeholder Image

“BalkanWeb” zbulon identitetet e çiftit nga Kamza që ushtronte këtë veprimtari kriminale prej kohësh. Bëhet fjalë për Fatjon. Bushgjokaj, 26 vjeç dhe të dashurën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë që e cilësonin njeri-tjetrin Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë) me sa duket e kanë parë si aventurë grabitjen e dhjetëra njerëzve në Tiranë, të gjitha të dokumentuara nga policia. Në profilet e të dyve në “Facebook” gjendet një foto në makinë, ku dy të rinjtë kanë vendosur duart mbi njeri-tjetrin, ndërsa në faqen e vajzës nuk mungon as fotoja çift “Bonnie e Clyde”. Dje policia arrestoi edhe dy vëllezërit e Fatjonit, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe N. Bushgjokaj 24 vjeç si dhe 19-vjeçarin Elton Leka.

Swiss Digital Mobile Reklama

F. Bushgjokaj, në krye të grupit rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me dhunë dhe vetëm disa muaj më parë kishte dalë nga burgu.

SI I KAPI POLICIA
Prej dy javësh një grup i organizuar i policisë së Tiranës i ishte qepur këmba-këmbës grupit të grabitësve, raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”. E gjithë zona e Unazës së Re dhe Vora është mbajtur nën vëzhgim, kjo, pas denoncimeve të shumta nga qytetarët që flisnin të gjithë për të njëjtën skemë.

Policët kanë identifikuar në fillim mjetin “Fiat” që 4 të rinjtë përdornin të cilin e kishin marre me qira. Më pas forcat e komisariatit numër 6 dhe forcat e posaçme operacionale të veshura civile ishin pozicionuar në një rrugë në Vorë ku grupi kishte vjedhur disa persona. Sapo grupi është bërë gati për sulmin e radhës policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 4 të rinjtë.

Policia thotë se janë të paktën 7 vjedhje të dokumentuara të kryera prej këtij grupi dhe se ka prova e pamje filmike të ngjarjeve.

VJEDHJET
Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh procedurale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:
• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
• Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhup lëkure
• Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 4S” dhe 4 mijë lekë të reja
• Më datë 31.03.2017, pranë ish-“Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë lekë të reja
• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varëse, një orë dore, 15 mijë lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
– Dy xhupa lëkurë
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira
– Katër kuleta të llojeve të ndryshme
Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?