Foto-Detaje/ Shpërthimi në Fast-food trondit banorët t e pallatit tek 21 dhjetori

Një shpërthim i fuqishëm u dësgjua sot në orët e parë të mëngjesit në zonën e 21 dhjetorit pranë inxhinierisë së ndërtimit dhe komisariatit nr.2.

Kur policia mbërriti në vendngjarje konstatoi se shpërthimi kishte ndodhur në një fast-food që ndodhet në katin e parë të një pallati. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Gjithsesi hetimet e policisë dhe prokurorisë vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos dëmeve materiale që janë të dukshme në foto më poshtë shpërthimi ka krijuar panik tek banorët. Siç shihet fast-food ndodhet në pallat banimi dhe shpërthimi I fuqishëm ka bërë që banorët të dalin jashtë në orët e para të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata thanë se zhurma ka qenë e fuqishme dhe e frikshme. Në momentin e shpërthimit fast-food ka qenë i mbyllur ndaj nuk raportohen të lënduar.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përballe inxhinierise së ndërtimit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një fast-food qe ishte i dëmtuar.

Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food

Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes.
/Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?