Foto e para 100 viteve te Via Egnatias
Nga Auron Tare/
Kjo foto e nje oficeri amerikan 100 vite te shkuara ne gjurmet e Via Egnatias tregon terheqjen e madhe qe ka kjo Udhe historike per te gjithe udhetaret e lexuar qe kane shkelur kete vend.
Nje foto e rralle 100 vite me pare bere nga Misioni Amerikan ne Shqiperi i ardhur pas Luftes se Pare.
100 vite me pas ne Udhen ku shkeli Cezari, Pompeu, Bruti, Shen Pali, Normanet me ne krye Princin e Antiokut Bohemund, Sulltanet Murat, Mehmet Pushtuesi apo Sulejmani i Madherishem e keshtu me rradhe organizuam te paren ekspedite shkencore me 40 studente dhe profesore te Universitetit te Arkitektures se Venecias. Ne gjurmet edhe te studiuesve shqiptare qe kane kerkuar mbi kete Udhe historike rizbuluam pejsazhet e mrekullueshme dhe gjurmet antike. Shqiperia ka ne gjirin e saj nje thesar te jashtezakonshem si Via Egnatia qe fatkeqesisht askush nuk i ka dhene rendesi apo ti kushtoje ndopak vemendje. nje Udhe Mbreterore e cila mund te ishte nje magnet per turizmin kulturor dhe zhvillimin ekonomik te zoneva nga ku ajo kalon.