Foto e protestës/20 vjet më parë, Lushnja në flakë
Fotografi i njohur, Gent Shkullaku, ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga ngjarjet e dhunshme në Lushnje në janar 1997. Si pasojë e rënies së skemave piramidale, qytetarët dolën në protesta, duke u përleshur me policinë, e cila tentoi t’i shpërndante.
Ngjarjet e Lushnjes, ku u përfshi edhe zv/kryeministri Tritan Shehu, ishin ndër të parat e një serie të gjatë dhune e përleshjes mes forcave policore e ushtarake të presidentit të kohës, Sali Berisha, dhe protestuesve të shumtë në qytete të ndryshme të vendit.
Gjatë tentativës për dialog me turmën në Lushnje, Tritan Shehu ishte goditur pjesërisht me një levë nga mbrapa kokës, të devijuar nga një oficer policie.

