FOTO-ja e parë pas sulmit, “Charlie Hebdo” të mërkurën në 1 milionë kopje

Kjo është foto e parë e publikuar nga mediat europiane nga brenda redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” një ditë pas sulmit terrorist nga ku mbetën 12 të vrarë, ndër ta tetë gazetarë dhe karikaturistë.

Në të shihen qartë pasojat e të shtënave të dy vëllezërve Kuashi që u futën të mërkurën në zyrat e revistës dhe shënjestruan karikaturistët e shquar për punën e tyre.

Ndërkohë, revista ka njoftuar se të mërkurën e ardhshme do të dalë numri i radhës, i cili pritet të botohet në 1 milionë kopje, ndërkohë që tirazhi mesatar i revistës ishte 60 000 kopje në javë, prej nga shiteshin vetëm gjysma e tyre.

SHKARKO APP