FOTO/ Kreu i SYRIZA i cili ka pranuar homoseksualitetin shkon në Dropull, ja kush e shoqëron

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Stefanos Kasselakis ka zhvilluar një takim në zonën e Dropullit. Ndalesa e parë e tij në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq-Dropull.

Në takim është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis, kryqtari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli. Gjatë këtij takimi të parë ai u njoh me një ekspoze të arsimit grek në zonën e minoritetit dhe problemet e tyre.

Turi i takimeve paraelektorale nisi nga Janina. Herët në mëngjes Kasselakis zhvilloi takim në Kallpaq të Janinës dhe do të vijojë takimet në zonën e Dropullit.

SHKARKO APP