FOTO/ Kthehet nga Afganistani, kontingjenti shqiptar i Policisë Ushtarake
Kthehet në atdhe kontigjenti i 5-të i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili mori pjesë në misionin Resolute Support në Kabul, ku shërbeu për një periudhë 6-mujore.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Dedë Prenga, zëvendësambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Sinan Cem Ba?, komandantë forcash, miq dhe të afërm të trupave të kthyera.
Zv.ambasadori turk, z. Sinan Cem Ba?, i dha rëndësi të veçantë marrëdhënieve të shkëlqyera mes Turqisë dhe Shqipërisë, në çdo në fushë dhe jo vetëm atë të mbrojtjes. Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe rritjen e pranisë së tyre në misionet ndërkombëtare duke veçuar pjesëmarrjen e anijes së Forcës sonë Detare Oriku në detin Egje.
Kontigjenti i 5-të shqiptar pjesëmarrës në Resolute Support Mission përbëhej nga efektivë të Policisë Ushtarake dhe shërbeu nën komandën e Forcave të Armatosura turke në Kabul për një periudhë 6-mujore. Pak ditë më parë Shqipëria nisi drejt Afganistanit 2 kontigjente të tjera, të cilat gjithashtu do të shërbejnë për rreth 6 muaj në Kabul dhe Herat.









