FOTO/ Ministrja Manastirliu: 50 laboratorë të rinj të Fizikës dhe Kimisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme

Nxënësit e shkollës “Bashkim Fino” në njësinë 2 në Tiranë, kanë tashmë laboratorë të shkencave me standardet më të mira. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto laboratorë.

“Me pasionin e pashtershëm të mësuesve tanë, tashmë 440 nxënësit e kësaj shkolle, e zhvillojnë procesin mësimor në laboratorët e rinj të shkencave”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “gjatë këtij viti Ministria e Arsimit dhe Sportit ka investuar në 50 laboratorë të rinj të Fizikës dhe Kimisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Plani ynë është rritja e investimeve për laboratorët e shkencave në shkolla dhe unifikimi i bazës didaktike, për të garantuar një proces mësimor sa më cilësor”.

Shkolla “Bashkim Fino” u ndërtua nga fillimi me financim të qeverisë në kuadër të projektit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

SHKARKO APP